Lajme

Shkon në 41 numri i të vrarëve nga sulmet ruse në Dnipro, trupi i një fëmijë nxirret nga rrënojat

01/17/2023 11:25
nga:Y I

Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga sulmet me raketa ruse në Dnipro. Ndërkohë vazhdojnë operacionet për të zhdukurit.

Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e një fëmije.

Lajmi u bë i ditur nga Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.

“Në orën 09.46 u gjet trupi i një fëmije nën rrënojat e një banese të shkatërruar, ishte në katin e katërt. Ndërsa gjithsej 41 persona kanë humbur jetën (përfshirë katër fëmijë), 79 persona janë plagosur (16 fëmijë) dhe 39 kanë arritur të shpëtojnë mes tyre 6 fëmijë, “ theksohet në deklaratën e Tymoshenko. /Abc news