Lajme

Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi

06/03/2023 20:09
nga:Y I

Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trenave në Oshida të Indisë.

Nga përplasja ku mjetet e transportit dolën nga shinat, rreth 900 persona mbetën të plagosur.

Afro 200 nga ta në gjendje të rëndë u transferuan në spitale të specializuara në qytete të tjera në Odisha, e po aq u liruan, pasi morën trajtim mjekësor.

Këtë aksident ndër më vdekjeprurësit në shtetin aziatik në dekada, kryeministri Narendra Modi e quajti çështje serioze e shumë shqetësuese për Qeverinë.

Derisa një komitet i nivelit të lartë dhe komisionari i sigurisë hekurudhore u njoftua se kanë nisur hetimet për shkaktarët e aksidentit. Po ashtu u bë e ditur se autoritetet do të fillojnë të heqin rrënojat për të riparuar binarët dhe për të rifilluar funksionimin e trenit.