Më herët, Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se 14 persona janë vrarë në shpërthimet e sotme në Liban.
Por, tani kjo ministri ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se numri i të vrarëve ka shkuar në 20.
Ndërkaq, të dhënat për të plagosurit nuk janë përditësuar ende, por në raportimin e fundit, kjo ministri tha se janë të paktën 450 persona të plagosur nga këto shpërthime.