Lajme

Shkon mbi 100 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tibet

01/07/2025 16:06
nga:Y I

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë pasi një tërmet i fuqishëm goditi një rajonin e largët të Tibetit të martën në mëngjes, me lëkundjet e ndjera në të gjithë Himalajet në Nepalin fqinj, Butanin dhe pjesë të Indisë veriore, raporton CNN.

Lëkundjet u ndien në Nepalin fqinj dhe pjesë veriore të Indisë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.1 goditi në orën 9:05 të mëngjesit, me orën lokale, dhe u pasua nga goditje të shumta, raporton CNN.

Mbi 60 persona të tjerë u lënduan nga tërmeti ndërkaq, më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan në qarkun Tingri, ku ndodhet dhe epiqendra.