Lajme

Shkon deri në 10 euro një kilogram fasule në Kosovë

10/23/2024 07:52
nga:Y I

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore është e vazhdueshme.

Së fundmi është vërejtur një ngritje e çmimit të fasules.

E të shqetësuar për këtë janë qytetarët që frekuentojnë Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Nga ana tjetër janë tregtarët ata që i arsyetojnë këto rritje.

Qytetari, Xhevat Shala nuk është i kënaqur me çmimin e groshës.

Ani pse, ky atë që e bleu në tregun në Prishtinë ishte i vitit të kaluar dhe me një çmim më të volitshëm.

“Vallahin shtrenjtë edhe këtu 3.50 janë shtrenjtë se le mo tetë euro kjo është diçka baras me mish”, tha ai.

E kishte edhe nga ata që sapo kishin dëgjuar për rritjen e çmimit të fasules.

“Vallahin 8 euro qetash dëgjova 5 e kom pa 5 u kon”, tha qytetari tjetër, Gani Shabani.

Se kjo rritje për shportën e qytetarit është e lartë e thotë edhe kjo qytetare.

“Tetë euro është jashtë normales nuk e përballon asnjë qytetarë çmimin tetë euro, se çdo javë çdo shqiptar, çdo kosovarë pasulin e kena specialitet”, tha Indira Krasniqi – qytetare.

Rritjen e çmimit, e pranon edhe vet shitësi që e bënë këtë punë që më shumë se 30 vite.

“Çmimi vendor është nëntë euro apo dhjetë euro”, tha shitësi në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, Përparim Ramadani.

Ramadani thotë që shkak të rritjes ka më pak shitje.