Lajme

Shkollat nën sistemin serb nuk punojnë

12/13/2022 12:01
nga:G B

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në terren raporton se shkollat në veri të Kosovës, të cilat funksionojnë nën sistemin e Serbisë, nuk janë duke punuar as sot, për shkak të, siç thuhet, “situatës së sigurisë”.

Këto shkolla nuk punuan as të hënën.

Në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur edhe objektet e hotelerisë.

Njësitet patrullues të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit të BE-së, EULEX, janë të pranishme në terren, ndërsa Policia e Kosovës është e stacionuar kryesisht në Mëhallën multietnike të Boshnjakëve – Komuna e Mitrovicës së Veriut.