Shkollat në Prishtinë janë mbuluar sot me flamuj dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa një pjesë e nxënësve janë paraqitur me mbulesa me simbole të UÇK-së.
Ndërkohë, ora e parë e mësimit në shkollat e kryeqytetit do t’i kushtohet UÇK-së dhe historisë së luftës çlirimtare në Kosovë.
Kjo ngjarje zhvillohet në një ditë të rëndësishme për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ndaj të cilëve pritet të shpallet vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Aktivitetet në shkolla po zhvillohen në një atmosferë të veçantë, teksa nga atje po raporton gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi.


