Lajme

Shkolla “Vezir Jashari” bëhet për herë të parë qendër e votimit

02/09/2025 18:41
nga:N K

Arben Aliu menaxheri i shkollës “Vezir Jashari” në Ferizaj, ka folur për rrjedhën e procesit të votimit në zgjedhjet e sotme.

Në Klan Kosova, ai ka thënë se janë të kënaqur me numrin e votuesve që sot ishin aty. Sipas tij, kjo për faktin se është hera e parë që kjo shkollë bëhet qendër e votimit.

“Çdo gjë ka shkuar në rregull pa ndonjë incident”, ka thënë Aliu.