Cult

Shkolla “Migjeni” bëhet me faqe zyrtare dhe sisteme digjitale për menaxhimin e proceseve shkollore

10/17/2026 19:38
nga:Gazeta Blic

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Migjeni” në Vushtrri tashmë ka faqen e saj zyrtare,  www.shfmumigjeni.com, si dhe dy sisteme digjitale për menaxhimin e mungesave dhe notave të nxënësve. Këto platforma synojnë të lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe të modernizojnë organizimin e brendshëm të shkollës.

Projektet janë zhvilluar nga Sear Keliqi, i cili më herët kishte realizuar edhe faqen zyrtare dhe sistemet digjitale për shkollën e mesme “Lutfi Musiqi”, www.lutfimusiqi.com. Me këto projekte, Sear Keliqi ka kontribuar në digjitalizimin e dy institucioneve arsimore, në nivelin e shkollës së mesme të lartë dhe atë të shkollës fillore të mesme të ulët.

Përmes sistemit www.eMungesa.com, mësimdhënësit mund t’i regjistrojnë mungesat drejtpërdrejt nga telefoni, ndërsa sistemi për menaxhimin e notave ndihmon në organizimin e të dhënave shkollore. Si hap i radhës, pritet të mundësohet edhe qasja për prindërit, në mënyrë që ata të përcjellin vijueshmërinë e fëmijëve të tyre nga telefoni.