Lajme

Shkolla më e vogël në Evropë bëhet gati për rifillimin e viti shkollor, ka vetëm 3 nxënës dhe 5 mësues

09/03/2021 16:56
nga:Y I

Shkolla Alicudi është ndër ato pak institute italiane që covid nuk i ka mërzitur dhe nuk ka ndryshuar jetën e nxënësve dhe mësimdhënësve atje.

Edhe para pandemisë, në fakt nuk kishte probleme distancimi: sepse ka tre studentë në tërësi.

Vetëm 5 mësues, një drejtor shkolle dhe një roje është stafi i asaj që konsiderohet si shkolla më e vogël në Evropë dhe mësuesit duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të arritur tek nxënësit e tyre. Ose ata duhet të zhvendosen në ishull dhe të marrin me qira një shtëpi.

Ndonjëherë strehimet nuk janë të rehatshme, pasi janë kryesisht shtëpi verore: një mësues thotë se shtëpia e saj nuk ka xham në dritare. Dhe nëse deti është i trazuar, edhe mësuesit që nuk kanë lëvizur detyrohen të qëndrojnë në ishull.

Për të arritur në shkollë duhet të ngjitësh 356 shkallë. Dhe ndonjëherë, për të mbajtur peshat, banorët e sihullit, me pak se 60 ende përdorin gomarë.