Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka njoftuar se nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit.
Sipas njoftimit të shkollës, nuk ka mundësi praktike që të bëhet ndryshimi i orarit gjatë kësaj periudhe.
“Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, me fillimin e muajit të Ramazanit, parashikonte që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohen kohëzgjatjet e mesndërrimeve dhe të reduktohen pushimet e gjata, me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00.


