Shkolla e Futbollit Kurda ka fituar ndaj 2 Korrikut në finalen e Play Offit Nacional.
Ekipi i drejtuar nga trajneri i njohur kosovar, Mehmet Kurda ka fituar ndaj 2 Korrikut me rezultatin bindës 3:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo fitore u kurorëzua me titullin kampion në gjeneratën U-13 për ekipin e Kurdës.
Don Arbri, Tuan Havolli dhe Leart Haxhiu realizuan golat për SHF Kurda në këtë ballafaqim.
Pas kësaj fitore, talentët e futbollit morën medaljet dhe Kupën e fituar.
/GazetaBlic Sport