Lajme

Shkoi për të blerë një makinë në Hatay, i riu vdes në hotel pas tërmetit shkatërrues

02/09/2023 21:02
nga:Y I

Një i ri 23-vjeçar, i cilit jetonte në Gümüşhane, humbi jetën si pasojë e tërmetit në Hatay.

Mediat turke raportojnë se i riu i quajtur Onur Yılmaz kishte shkuar në Hatay për të blerë një makinë.

Për të marrë makinën që gjeti në internet, ai arriti në orën 02:00 të datës 6 shkurt në hotel në Hatay. Yılmaz, pasi mori automjetin, pushoi në hotel rrugës në kthim për në Gümüşhane, por mbeti i bllokuar në ndërtesën e hotelit, e cila u shkatërrua nga tërmeti që ndodhi në mëngjes.

Trupi i pajetë i tij u nxorr sot nga rrënojat e hotelit ku ai qëndroi dhe do të dërgohet në udhëtimin e tij të fundit në vendlindje.