Gazetari britanik Mike Dickson, 59 vjeçar, vdiq në Melburn, ku po mbulonte Australian Open, turneun e tenisit.
Dickson do të festonte ditëlindjen e tij të 60-të më 27 janar. Ai ka punuar si gazetar për Daily Mail që nga viti 1990. Në fillim, ai ndoqi kriket dhe më vonë u specializua në tenis, përcjell GazetaBlic Sport.
Gruaja e Dickson, Lucy njoftoi lajmin përmes Twitterit: “Jemi të shkatërruar që burri dhe babai ynë i mrekullueshëm, Mike, humbi ndjenjat dhe vdiq ndërsa ishte në Melburn për Australian Open. Ai jetoi ëndrrën e tij për 38 vjet duke mbuluar sportin në mbarë botën. Ai ishte një njeri vërtet i madh dhe do të na mungojë tmerrësisht”.
We are devastated to announce that our wonderful husband and Dad, Mike, has collapsed and died while in Melbourne for the Aus Open. For 38 years he lived his dream covering sport all over the world. He was a truly great man and we will miss him terribly. Lucy, Sam, Ruby and Joe.
— Mike Dickson (@Mike_Dickson_DM) January 17, 2024