Lajme

Shkoi për punë sezonale në Greqi, gjendet trupi i 31-vjeçarit shqiptar

11/08/2022 11:27
nga:Y I

Trupi i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur pasditen e djeshme në plazhin e Kalamatës në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se trupi i të riut shqiptar ishte varrosur në plazh dhe pas ekzaminimeve të bëra, u vu re se kishte dëmtime kryesisht në kokë.

Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen, ndërkohë që pritet rezultati përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 31-vjeçarit.

Mësohet se i riu kishte shkuar në Greqi për të bërë punë sezonale.