Lajme

Shkodran Nikçi jep detaje për rastin në Deçan

01/13/2026 10:46
nga:Y I

Zëdhënësi i Prokuorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për RTV21 dha detaje lidhur me rastrin e plagosjes së tre personave në Deçan.

Ai tha se tre persona janë plagosur dhe një person i dyshuar është arrestuar.

“Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar. Në këtë rast ka intervenu një zyrtar policor, i cili e ka autorizu personin e dyshuar dhe për fat të mirë i njëjti është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, menjëherë ka dal Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda. Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëhërë në tretmant mjeksorë dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptarë, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat’’tha ai ndër të tjera.