Sporti

Shkodran Mustafi zyrtarizohet te Levante

09/03/2021 09:11
nga:E K

Mustafi do të vazhdojë karrierën në La Liga.

Klubi i Levantes ka zyrtarizuar marrëveshjen me Shkodran Mustafin, përcjell GazetaBlic Sport.

Zyrtarizimin klubi spanjoll e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Mustafi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mustafi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha si: Everton, Arsenal, Valencia dhe Sampdoria, kurse në Levante u transferua nga klubi gjerman Schalke.

/GazetaBlic Sport/