Napoli është në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Napoli po kërkon një mbrojtës të katërt për ta shtuar skuadrën pasi e ka shitur Luperton tek Empoli.
Ndër emrat më të përfolur janë, Juan Jesus, Rugani dhe Shkodran Mustafi, përcjell GazetaBlic Sport.
Jesus mund të jetë një opsion më i lehtë për Spalletin pasi ka punuar me të te skuadra e Romës.
Megjithatë një transferim i Mustafit duket më i mundshëm pasi lojtari aktualisht është pa ekip.
/GazetaBlic Sport/


