Analistja Magbule Shkodra ngriti alarmin lidhur me situatën ekonomike në vend.
Sipas saj, nuk është Kosova vetëm sheshi Nëna Terezë, si jetohet.
“Njerëzit mezi po mbijetojnë, mezi po ia dalin. Masat e BE-së 330 milionë sa janë bllokuar, e në qarkullim janë rreth 600 milionë që i kanë munguar Kosovës, e më pas plani për reformën që paratë që janë ndarë për Ballkanin Perëndimor, 880 milionë i janë ndarë Kosovës, d.m.th. nëse në mesin e qershorit nuk kemi Kuvend, marrëveshjet nuk ratifikohen dhe nëse nuk kemi institucione që i tërheqin këto të holla dhe i fusin në ekonominë e Kosovës, të jeni të bindur që situata ekonomike do të rëndohet edhe më shumë”, deklaroi Shkodra në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.


