Lajme

Shkodra: Kusari-Lila politikane jo e besueshme

10/09/2024 22:15
nga:Sh R

Selam Shkodra, njohës i çështjeve politike duke folur për audio-incizimin ndërmjet Kusari-Lilës dhe ish-kryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka thënë se kjo është një skandal, pasi Radoiçiq ka qenë në kërkim nga drejtësia e Kosovës.

Shkodra në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se Kusari-Lila është një politikane jo e besueshme.

“Biseda me një të kërkuar nga shteti i Kosovës, drejtësia e Kosovës, gjithsesi përbën një skandal. Znj.Kusari ka disa herë që ka ndërruar deklaratat në lidhje me këtë komunikim. Fillimisht ka thënë që nuk ka një komunikim mes saj dhe Milan Radoiçqit, më pastaj e ka pohuar vet që ka qenë një komunikim i tillë dhe çuditërisht sot tenton me ndryshu rolin…. Kjo flet për një politikane jo kredibile, jo të besueshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është i bindur se biseda nuk është montazhë, pasi siç ka thënë ai i njeh Kurtin dhe Kusari-Lilën.

Kryeministri Kurti por edhe Kusari-Lila publikimin e audio-incizimit është luftë hibride.