Lajme

Shkodër: Trevjeçari dyshohet se vdiq nga helmimi, motra e tij në gjendje të rëndë

02/24/2025 17:04
nga:G B

Një trevjeçar ka vdekur të dielen në spitalin rajonal të Shkodrës.

Vogëlushi ishte paraqitur në spital me shenja të helmimit.

TopChannel raporton se për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në reanimin, ku edhe kishte vdekur.

Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës.

Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.

Mjekët e Shkodrës thonë se rasti ka të bëjë me helmim në gjak.

Ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.