Cool

‘Shko bëhu prostitutë’, prifti refuzon të ndihmojë transgjinoren, video bëhet virale

05/04/2022 18:24
nga:G C

Mediet greke kanë publikuar një video ku një prift refuzon t’i ofrojë ndihmë një gruaje transgjinore, e cila shkoi në kishë për të kërkuar ushqim.

Video ku prifti shfaqet duke ofenduar transgjinoren ka shkaktuar zemërim në rrjet.

“Ju kam sjellë të gjitha letrat, i plotësoj të gjitha kushtet. Pse refuzon të më japësh ushqim?”, dëgjohet t’i thotë transgjinorja në një video të publikuar nga emisioni “Super Katerina” në Alpha.