Lajme

“Shko Albin”, Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Kurtit, pasi Kushtetuesja ua rrëzoi njërin ndër ligjet kryesore

06/26/2024 16:56
nga:G C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky ligj, i cili konsiderohej një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me pesë vota për dhe katër kundër.

Musliu-Shoshi kritikoi qeverinë aktuale për dështimet e saj të vazhdueshme në respektimin e Kushtetutës..

“Ligji i dytë kryesor i reformës në drejtësi i dështoj kësaj qeverie e cila thirret në drejtësi por është SHKELËSE serike e Kushtetueses! Nuk i ka mbet gjë tjetër përveç dorëheqjes. Shko Albin!”, shkroi Musliu-Shoshi.