Lajme

SHKK parandalon futjen e një telefoni në Qendrën Korrektuese për Femra

08/26/2024 15:00
nga:Genita C

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra.

Përmes një njoftimi për media, SHKK njofton se gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.