Lajme

ShKK fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për projektin e rehabilitimit dhe kujdesit shëndetësor

10/29/2025 20:28
nga:N K

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka marrë Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i SHKK-së, Ismail Dibrani.

“Ky çmim është njohje e qartë për transformimin e thellë, përkushtimin e palëkundur dhe profesionalizmin e çdo punonjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, njerëz që çdo ditë punojnë me zemër, integritet dhe vizion për një sistem korrektues më njerëzor dhe më efikas.”, tha Dibrani.
Ai ka falënderuar stafin, Ministrinë e Drejtësisë dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për kontributin në realizimin e projektit.

Dibrani gjithashtu ka shprehur mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që kanë mbështetur projektin, përfshirë Ambasadën Amerikane, EULEX-in, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në.