Lajme

SHKK fillon me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar

10/04/2021 15:26
nga:N M

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga nesër, 05 tetor 2021, do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.

Lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komforn gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Sërish ia huq IKSHP – Në raportin e detajuar raporton për dy vdekje nga COVID 19