Sporti

Shkëndija spektakolare, kampion i ri i Maqedonisë së Veriut

04/25/2021 14:54
nga:L J

Shkëndija nga Tetova nuk ka asnjë dyshim më, është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. Ky është titulli i katërt në histori të klubit kuqezi.

Trajneri Ernest Gjoka ka një mijë e një arsye që të jetë i lumtur për këtë sukses.

Shkëndija spektakolare, katër javë para se të bie perdja e kampionatit, sigurojë titullin.

Ata si vendas e mposhtën me rezultat 3:1 Borecin nga Velesi, në takimin e javës së 29-të.

Golat i shënuan për tetovarët Mevlan Murati (62′), Besart Ibraimi (69′), Rubin Hebaj (70′) dhe për Borecin Egzon Bejtulai (-autogol 13′).
Shkëndija kryeson me 68 pikë, ndërsa Boreci është i teti me 33 sosh.