Sporti

Shkëndija siguron shërbimet e ish lojtarit të Partizanit

01/14/2022 13:35
nga:Mergim Rreci

Merkato e dimrit ka nisur dhe skuadrat po hedhin “tentakulat” për të marrë lojtarë të vlefshëm për organikën e klubit.

Shkëndija është ndër ato ekipe, e cila mesa duket është gati të bëjë një afrim të bujshëm.

Kampionët e Maqedonisë kërkojnë të bëjnë një goditje të madhe në sulm dhe Eraldo Çinari është opsioni i duhur. Ish-futbollisti i Vllaznisë së Shkodrës dhe Partizanit të Tiranës sezonin e fundit ishte pjesë e Samsunsporit në Turqi, ndërsa duket se drejtuesit e Shkëndijës e kanë bindur të transferohet në Tetovë