Sporti

Shkëndija – Qarabag, ndeshja e parë zhvillohet në Shkup

07/30/2025 21:39
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Shkëndijës ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Tetovarët triumfuan edhe në ndeshjen kthyese ndaj FCSB, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 1 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kundërshtari i radhës i Shkëndijës është FC Qarabag, skuadra nga Azerbajxhani. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup më 5 gusht, kurse ndeshja kthyese në transfertë, do të luhet më 12 gusht.

/GazetaBlic Sport/