Shkëndija është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Jeton Beqirit dhe emri që po përmendet më së shumti është ai i Blagoja Milevski.
Sipas raportimeve nga sportsport.mk, ish-trajneri i përfaqësueses maqedonase konsiderohet si favorit për stolin kuqezi në Tetovë, transmeton GazetaBlic Sport.
Në garë për postin janë edhe Jugoslav Trenchovski, i cili zhvilloi një sezon fantastik me një skuadër me buxhet më të vogël se Shkëndija, si dhe Arsim Thaqi, që fitoi Kupën e Kosovës me Dukagjinin dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane.
Thaqi kishte fituar poashtu Kupën e Kosovës me skuadrën e Prishtinës në edicionin e kaluar, ndërsa e kishte drejtuar këtë skuadër për disa javë rresht në vendin e parë në stinorin vjeshtor.
KF Shkëndija pritet të marrë një vendim në ditët në vazhdim, ndërsa tifozët tashmë kanë nisur debatet se kush është zgjedhja ideale për projektin e ri të klubit.
/GazetaBlic Sport/


