Sporti

Shkëndija po bëhet kampione, ‘Ballistët’ njoftojnë për festën e titullit

05/07/2025 17:55
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Shkëndijës e ka mbyllur me avantazh të dy golave pjesën e parë ndaj Rabotnicki.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Latifi dhe Tamba shënuan për skuadrën shqiptare, kurse në rast se mbahet ky rezultat, Shkëndija do të jetë kampione e Maqedonisë së Veriut.

Tifo-grupi ‘Ballistët’ kanë njoftuar se do të mblidhen për të festuar pas ndeshjes.

Ja njoftimi i tyre.