Shkëndija ka triumfuar 3-1 ndaj letonëve të Valmierës dhe duke avancuar në raundin e tretë eliminator të Conference League.
Rezultati nga të dy ndeshjet ishte 5 me 2, atje ku në raundin tjetër do të përballet me suedezët e AIK-ut, transmeton GazetaBlic Sport.
Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Evropë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane.
Skuadra e AIK është një skuadër shumë e vështirë për t’u kaluar, por që skuadra shqiptare do të kërkojë befasinë e madhe.



