Sporti

Shkëndija kryen detyrën me sukses, fiton ndaj ekipit uellsian Haverfordwest

07/13/2023 21:54
nga:Lorik J

Skuadra e Shkëndijës ka fituar ndeshjen e parë të kualifikimeve për Conference League.

KF Shkëndija ka mposhtur ekipin nga Uellsi, Haverfordwest në Shkup me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar Adenis Shala, pas asistimit të Limanit në minutën e 47’të të duelit.

Shkëndija dhe Haverfordwest do të luajnë ndeshjen e kthimit në ‘Cardiff’ pas saktësisht një jave.

/GazetaBlic Sport