Sporti

Shkëndija hap dyert e stadiumit falas për sfidën vendimtare ndaj Bravos në Europë!

07/28/2026 12:45
nga:L J

KF Shkëndija ka bërë të ditur se hyrja për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminator të Conference League kundër Bravo do të jetë falas për të gjithë tifozët.

Klubi u ka bërë thirrje mbështetësve dhe dashamirëve të futbollit që të mbushin tribunat e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup dhe të jenë forca shtesë e skuadrës në përpjekjen për kualifikim.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 30 korrik, me fillim nga ora 20:00. Duke vlerësuar rëndësinë e sfidës dhe praninë e mërgimtarëve në vendlindje gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e klubit kanë vendosur që hyrja të jetë pa pagesë për të gjithë publikun. Për tifozët do të jetë e hapur tribuna jugore.

Kuqezinjtë hyjnë në këtë takim pas humbjes minimale 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, por besojnë se me mbështetjen e tifozëve mund të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë kalimin në raundin e tretë të Conference League.

/GazetaBlic Sport