Sporti

Shkëndija hap derën për legjendën Artim Shaqiri

02/22/2022 21:26
nga:Lorik J

Shkëndija e Tetovës me shumë gjasa do të ketë disa ndryshime në stafin drejtues.

Legjenda e futbollit vendor, Artim Shaqiri pritet të merr postin e drejtorit sportiv te kampionët në fuqi.

Strugani është parë ditëve të fundit në stërvitjet e kuqezinjëve, përderisa nga tabori i Shkëndijës ende nuk ka ndonjë konfirmim për këtë çështje.

Artim Shaqiri ka një karrierë të bujshme si futbollist, ndërsa si trajner ka punuar edhe te Shkëndija në vitin 2012/13, përderisa ka udhëhequr edhe skuadrat si Kukësi, Flamurtari e Shafhauzen.