Shkëndija e Tetovës është në rrugë të mirë për t’u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa momentalisht është +4 pikë nga vendi i dytë, Sileksi.
Të shtunën, Shkëndija do ballafaqohet me Besën, teksa tifozeria, “Ballistët” kanë paralajmëruar udhëtim masiv drejt Gostivarit, në mbështetje të ekipit të Jeton Beqirit.
Më poshtë keni njoftimin e Ballistëve:
“TË SHTUNËN INVAZION NË GOSTIVAR
Avazi i vjetër vazhdon, FFM fare në fund ndryshon terminin e ndeshjes për një ditë më herët, duke mos llogaritur fare tifozët që duan të ndjekin futboll, me këto veprime edhe njëherë tregojnë se janë kundër futbollit.
Gjithsesi BALLISTËT do të udhëtojnë, pasi na ndalohet prezenca në ndeshjet si vendas, tash jemi më të motivuar se kurrë, për tua dëshmuar gjithë armiqve forcën e tifogrupit tonë.
Nuk ka arsye për mungesë, puna është në plan të dytë kur vjen në shprehje SHKËNDIJA&BALLISTËT, mos heshtim kundër padrejtsive që na bëhen, andaj ky është momenti më i mirë për të ngritur zërin.
Mobilizimi vetëm se ka filluar, në çdo nëngrup, në çdo lagje të qytetit, fjala kryesore e kësaj jave le të jetë udhëtimi ynë në Gostivar, ndërsa grupi punues 92′ premton spektakël”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport