Sporti

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve, garën e vazhdon në ‘Play-off’ të Europa League

08/12/2025 19:47
nga:Mergim Rreci

Përfundon misioni i Ligës së Kampionëve, Shkëndija është eliminuar nga Qarabag.

Skuadra shqiptare humbi me rezultat 5 me 1 në ndeshjen kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy takimet ishte 6 me 1, rezultat ky që dëshmon forcën e skuadrës nga Azerbajxhani.

Shkëndija, garën do ta vazhdojë garën në ‘Play-Off’ të Europa League, atje ku do të përballet me humbësin e ndeshjes, Ferencvaros-Ludogorets.

/GazetaBlic Sport/