Sporti

Shkëndija e Tetovës e interesuar për transferimin e Endrit Krasniqit

06/03/2023 08:22
nga:Mergim Rreci

Endrit Krasniqi pritet të largohet nga skuadra e Prishtinës.

Mesfushori do të largohet nga kryeqyteti kosovar pas katër viteve që barti fanellën e FC Prishtinës, ku fitoi edhe tre trofe.

Në fakt, Krasniqi e kishte zyrtarizuar largimin e tij edhe në vitin e kaluar, por më pas gjërat ndryshuan dhe ai u kthye tek skuadra nga kryeqyteti.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Shkëndija e Tetovës është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e tij, me klubin që nga Tetova që mendon seriozisht për nënshkrimin me të.

Ka një reformim tek skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Krasniqi shihet si një nga përforcimet e duhura për edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/