Sporti

Shkëndija e motivuar dhe pa mungesa synon rezultat pozitiv ndaj TNS

07/07/2025 16:53
nga:Lorik J

Skuadra e Shkëndijës është e motivuar dhe gati për ndeshjen e nesërme ndaj The New Saints.

TNS e Shkëndija nesër do të ballafaqohen me fillim nga ora 20:00 në Park Hall të Oswestry, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi kuqezi, Shkëndija është gati dhe nuk ka asnjë mungesë për duelin e nesërm, andaj trajneri Jeton Beqiri do të mund të llogarisë në gjithë lojtarët e tij.

Shkëndija dëshiron triumfin dhe kalimin tutje në raundin e dytë kualifikues të Champions League.

/GazetaBlic Sport