Shkëndija e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj AIK.
Skuadra shqiptare do të përballet me atë suedeze, në një ndeshje ku vendoset për kualifkimin në Play off të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, me Shkëndijën që kishte një paraqitje fantastike.
Madje, me pak fat, tetovarët edhe mund ta fitonin plotësisht atë ndeshje.
Në rast kalimi tutje, Shkëndija do të përballet me fituesin e duelit mes Slovackos dhe Fenerbahces.
Ky takim zhvillohet në ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/


