Sporti

Shkëndija do të përballet me Ludogorets në ‘Play Off’ të Europa League

08/12/2025 22:07
nga:Mergim Rreci

Shkëndija e ka mësuar kundërshtarin për ndeshjen e ‘Play-Off’ të Europa League.

Skuadra shqiptare do të përballet me kundërshtarin nga Bullgaria, Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Bullgari, kurse ndeshja kthyese do të luhet në Shkup.

Duhet cekur që vlera momentale e skuadrës nga Bullgaria është 51 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/