Fit&Sexy

Shkencëtarët tregojnë se cilat ushqime mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj

10/18/2021 16:50
nga:G C

Ushqimet e gatshme dhe ushqimi i shpejtë mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj.

Shkencëtarët thonë se ushqimet shumë të përpunuara, që përmbajnë konservantë janë të lidhura ngushtë me humbjen e kujtesës.

Studiuesit paralajmërojnë se nga këto ushqimet është e prekur edhe pjesa e trurit që rregullon frikën, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tb.

Pra, një dietë e keqe mund të nënkuptojë disa vendime të rrezikshme.

Por dietat me acid yndyror omega-3 shtesë DHA, të gjetura në peshq të tillë si salmoni, mund të shmangin këto probleme.