Ndërsa disa media spanjolle kanë raportuar ditët e fundit për një shkëmbim të mundshëm midis Antoine Griezmann dhe Joao Felix, presidenti i Atletico de Madrid e ka demantuar zyrtarisht një gjë e tillë.
Antoine Griezmann nuk do të kthehet në Atletico de Madrid në këmbim të Joao Felix, sipas presidentit të Colchoneros, Enrique Cerezo, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një shpikje totale e shtypit”, tha Cerezo për Movistar + në lidhje me një thashethem të cilin ai dëshironte ta shuante menjëherë.
“Joao është lojtari ynë. Në fund, lojtarët luajnë ku të duan. Griezmann dëshiron të luajë për Barcelona dhe Joao Felix për Atletico Madrid”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


