Lajme

Shkëmb Manaj: Vushtrria e traditës dhe kulturës, vulosi sonte fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

12/23/2025 19:28
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për mbështetjen, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj komune në LDK dhe pjesëmarrjen e saj që nga themelimi i partisë, raporton GazetaBlic.

Ai ka nënvizuar se rrugëtimi i LDK-së në Vushtrri vazhdon.

Postimi i plotë:

Jo rastësi. Jo moment.

Është rrjedhë historie.

Është vazhdimësi e një ideje që lindi për ta ndërtuar shtetin, u sprovua në kohë të vështira dhe sot qëndron e palëkundur.

Politikë me dinjitet, vizion shtetëror dhe lidership që nuk përkulet.

Të fala nga 77-shi i LDK-së