Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mori sërish mandatin e deputetit ka falenderuar votuesit nga kryeqyteti.
“Prishtinë, 3583 herë faleminderit” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.
Manaj ka falenderuar strukturat dhe secilin qytetar të kryeqytetit që e ka votuar.
“Secilit qytetar të Kryeqytetit, strukturave tona dhe secilit prej jush që më besuat, ju faleminderit nga zemra! E konsideroj këtë jo vetëm si një mbështetje, por edhe si një vlerësim për punën dhe përkushtimin tim në këto tre vite radhazi në kabinetin e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama. Punën për Prishtinën tonë e kam bërë me zemër, duke u përpjekur gjithmonë të mbroj interesat e çdo qytetari të Prishtinës, pa dallim” shkruan Manaj.
Ai shkruan ‘Prishtina nuk është thjesht kryeqendra jonë – ajo është fryma jonë, kujtimet tona, ëndrrat tona’
Postimi i plotë:
PRISHTINË, 3583 herë faleminderit! 💙🤍
Vota juaj për mua është më shumë se një numër—është besim dhe për këtë ju jam pafundësisht mirënjohës.
Secilit qytetar të Kryeqytetit, strukturave tona dhe secilit prej jush që më besuat, ju faleminderit nga zemra! E konsideroj këtë jo vetëm si një mbështetje, por edhe si një vlerësim për punën dhe përkushtimin tim në këto tre vite radhazi në kabinetin e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama. Punën për Prishtinën tonë e kam bërë me zemër, duke u përpjekur gjithmonë të mbroj interesat e çdo qytetari të Prishtinës, pa dallim.
Prishtina nuk është thjesht kryeqendra jonë – ajo është fryma jonë, kujtimet tona, ëndrrat tona. Ia kemi për borxh ta duam, sepse ajo na ka dhënë gjithçka—nga jeta studentore e deri tek formimi ynë si njerëz e profesionistë.
Të dashur qyetetarë, ju premtoj se ky është vetëm fillimi i një angazhimi edhe më të madh.
Do të jem në shërbimin tuaj, që Prishtina të mos mbetet vetëm Kryeqytet si emërtim kushtetues, por të bëhet një qendër metropolitane që e ka mbështetjen e madhe të qeverisjes qendrore për transformimin e saj.
Me zemër e shpirt për Prishtinën!
I juaji përherë,
Shkëmbi


