Lajme

Shkëmb Manaj: Numri im në listën e LDK është 29✔️ Numri i dy fitoreve të mia të mëdha, në vitin 2019 dhe në shkurt 2025!

12/07/2025 16:11
nga:Genita C

Shkëmb Manaj ka prezantuar numrin e tij në listën zgjedhore të LDK-së, duke theksuar simbolikën e tij, raporton GazetaBlic.

Ai ka bërë të ditur se numri 29 përfaqëson “dy fitoret e mëdha” që i ka arritur në vitin 2019 dhe në shkurt 2025.

Manaj ritheksoi përkushtimin e tij ndaj LDK-së, duke e quajtur partinë “shpresa” e zgjedhjeve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 123 të LDK-së.

“Numri im në listën e LDK është 29✔️. Numri i dy fitoreve të mia të mëdha, në vitin 2019 dhe në shkurt 2025! LDK njëherë! LDK përherë! Nga 1989 e tutje! Zgjedh shpresën: LDK 123✔️”, shkruan Manaj.