Kandidati për dpeutet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka thënë se miratimi i buxhetit të Kryeqytetit i shpëton Prishtinës mbi 9 milionë euro, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është arritje e madhe e qeverisjes, e cila në çdo veprim pengohet nga partia në pushtet!
Ai ka shtuar se pas 9 shkurtit, qeverisja e LDK-së e udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku, do të mbështet fuqishëm projektet zhvillimore të Prishtinës dhe te të gjitha komunave të Kosovës!
Postimi i tij i plotë:
Miratimi i Buxhetit të Kryeqytetit i shpëton Prishtinës mbi 9 milion euro, të cilat do përfshihen në plotë projekte infrastrukturore në interes të qytetarëve të Prishtinës. Kjo është arritje e madhe e qeverisjes tonë, e cila në çdo veprim pengohet nga partia në pushtet!
Pas 9 shkurtit qeverisja e LDK-së e udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku, do të mbështet fuqishëm projektet zhvillimore të Prishtinës dhe te të gjitha komunave të Kosovës!


