Kandidati për deputet nga LDK, me numër 20, Shkëmb Manaj, ka vizituar resortin “Onix” në Banjë, njërën nga qendrat rehabilituese më të rëndësishme në Evropën Juglindore, raporton Gazeta Blic.
“Kjo qendër udhëheqet nga një grua e suksesshme, dr. Hyrije Sahitaj Blakaj, e cila së bashku me stafin profesional bëjnë një punë të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve! Aty ku udhëheqin gratë, institucionet janë më të suksesshme, siç ishte e suksesshme në përfaqësimin e shtetit edhe Presidentja Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.
Manaj ka shtuar se qeverisja e LDK-së do të mbështes secilin biznes që ka impakt në zhvillimin ekonomik, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës sonë!
Postimi i tij i plotë:
Sot në vizitë në resortin “Onix” në Banjë njërën nga qendrat rehabilituese më të rëndësishme në Evropën Juglindore!
Kjo qendër udhëheqet nga një grua e suksesshme, dr. Hyrije Sahitaj Blakaj, e cila së bashku me stafin profesional bëjnë një punë të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve! Aty ku udhëheqin gratë, institucionet janë më të suksesshme, siç ishte e suksesshme në përfaqësimin e shtetit edhe Presidentja Vjosa Osmani!
Një falënderim i veçantë i takon pronarit Xhevdet Shoshi, i cili si afarist është model i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!
Qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbështes secilin biznes që ka impakt në zhvillimin ekonomik, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës sonë!
LDK 113 ✌️
Vjosa 1✅ Lumiri 2✅ Shkëmbi 20✅ Naimi 72✅


