Lajme

Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet

12/04/2025 23:07
nga:Genita C

Shkëmb Manaj, aktualisht nënkryetar i Prishtinës, do të jetë kandidat nga Istogu për deputet në zgjedhjet e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Manaj garon në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidimi i tij pritet të forcojë praninë e LDK-së në kryeqytet dhe t’i sjellë partisë mbështetje shtesë në nivel qendror.