Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 20, ka zhvilluar një takim në Pejë së bashku me Doarsa Kica Xhelilin, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë dhe mërgimtarë për çështjet që i preokupojnë ata, raporton GazetaBlic.
Manaj tha se gjatë takimit pati pyetje të shumta dhe entuziazëm për, siç u shpreh ai, “bashkimin e madh” që synon ringritjen e LDK-së në Pejë dhe në gjithë Kosovën, duke falënderuar qytetarët pejanë për mikpritjen.
Postimi i plotë:
Sot në Pejë, në takimin një kafe me Doarsa Kica Xhelili, kënaqesi me taku njerzë të mirë, me të cilët bashkëbiseduam për të gjitha temat që i preukupojnë qytetarët tonë dhe të mergates tonë! Pyetje të vështira, entuaziazëm që bashkimi i madh do të sjellë ringritjen e madhe të LDK-së në Pejë dhe në gjithë Kosovën
Falemnderit nga zemra për mikëpritjen, ashtu siç di Peja.


